OBSH: Efektet e koronavirusit do të ndihen edhe në dekadat e ardhshme

Publikuar tek: bota, më 23:49 31-07-2020 OBSH: Efektet e koronavirusit do të ndihen edhe në dekadat e ardhshme Tedros Adhanom Ghebreyesus

"Pandemia e koronavirusit është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë", ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së.

Pandemia e Covid-19 ka lënë të vdekur më shumë se 680,000 persona në gjithë botën, teksa kujtojmë se rastet e para të sëmundjes COVID-19, janë raportuar të Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.

“Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja”, ka deklaruar ai sot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174989700317
array(1) { ["section"]=> string(75) "obsh-efektet-e-koronavirusit-do-te-ndihen-edhe-ne-dekadat-e-ardhshme-215683" }