OBSH flet me numra, Covid-19 ‘infekton’ Europën, më shumë se 2 mln brenda një jave

Publikuar tek: aktualitet, më 17:49 28-10-2020 OBSH flet me numra, Covid-19 ‘infekton’ Europën, më shumë se 2 mln brenda një jave

Të paktën 2 milionë raste të reja me Covid-19 janë shënuar në gjithë botën vetëm gjatë 7 ditëve të fundit. 

Lajmin e ka konfirmuar Organizata Botërore  e Shëndetësisë, e cila në analizën javore tha se për javën e dytë radhazi, Europa është rajoni më i prekur.

Rreth 1.3 milion raste në total janë shënuar vetëm në Europë, ose e thënë ndryshe, 46% e totalit në të gjithë botën që nga nisja e pandemisë.

Agjencia  Shëndetësore e OKB-së tha se numri i viktimave ishte gjithashtu në rritje në Europë, me rreth 35%  më shumë në krahasim me javën e kaluar.

Globalisht, OBSH-ja  tha se vendet që kanë raportuar numrin më të lartë të rasteve mbeten të njëjta: India, SHBA, Franca, Brazili dhe Britania.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria i kalon 46 milionë lekë të vjetra Akademisë së Shkencave, do bëjë kërkime dhe studime për Covid-19
‘Lëvizja për ndryshim’, Topalli: Kam privilegjin të sjell ndryshim dhe shpresën tek një vend pa shpresë, tre kryetarë s’mund të mbajnë peng shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.010022163391113
array(1) { ["section"]=> string(85) "obsh-flet-me-numra-covid-19-infekton-europen-me-shume-se-2-mln-brenda-nje-jave-225531" }