OBSH-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania, për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 16-01-2021 OBSH-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania, për pacientët COVID-19 në Shqipëri Nga ceremonia e sjelljes se oksimetrave ne Shqiperi

Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 oksimetra, pajisje për matjen e pulsit, të cilat do tëë përdoren për pacientët me Covid-19.

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri.

Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni, ku të pranishëm ishin ministrja Ogerta Manastirliu, ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri.

139229068_434415651257004_2544581845561780856_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Peshkopia për në Tiranë, kapet 53-vjeçari me 14 kg drogë në makinë (DETAJE-VIDEO)
“Gjithçka nisi kur unë po bëja dush”, detaje tronditëse nga përdhunimi i 12 vjeçares: Njerku më futi në krevat e më zhveshi, kisha shumë dhimbje (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012797117233276
array(1) { ["section"]=> string(96) "obsh-ja-sjell-1000-oksimetra-te-dhuruara-nga-gjermania-per-pacientet-covid-19-ne-shqiperi-235210" }