OBSH kritika SHBA-së: Mos hiqni dorë nga kontrolli i pandemisë, është shumë e rrezikshme

Publikuar tek: bota, më 18:11 27-10-2020 OBSH kritika SHBA-së: Mos hiqni dorë nga kontrolli i pandemisë, është shumë e rrezikshme OBSH

Organizatat Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk ka qasjen e duhur ndaj pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se “është e rrezikshme të hiqet dorë nga kontrolli i pandemisë Covid-19”.

Kjo deklaratë e kreut të OBSH-së vjen pas asaj të shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, i cili tha se SHBa nuk po kërkon më të kontrollojë pandemiënë.

“Ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mosrespektim i madh për shkencën dhe profesionistët e shëndetësisë. Është shpërndarë konfuzion, ndërsa rastet dhe vdekjet janë shtuar. Kjo është pse kam përsëritur shpesh: ndaloni politizimin e Covid-19. Pandemia nuk është futboll politik”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërkohë OBSH ka kritikuar edhe vendet europiane, duke kërkuar masa më serioze në luftën ndaj koronavirusit.

“Tani për tani, ne jemi shumë prapa këtij virusi në Europë. Kështu që, për t’i dalë para duhen disa përshpejtime serioze në atë që bëjmë dhe ndoshta një natyrë gjithpërfshirëse të masave që do të nevojiten për t’i paraprirë këtij virusi”, u shpreh Mike Ryan, shef i programit të emergjencave në OBSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër REKORD/ Britania regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 që nga maji, mijëra raste të reja infektimi
U infektua në mars, kjo është 13 vjeçarja që nuk është shëruar ende nga COVID-19 »
Article Logic
Execution time: 0.013257026672363
array(1) { ["section"]=> string(93) "obsh-kritika-shba-se-mos-hiqni-dore-nga-kontrolli-i-pandemise-eshte-shume-e-rrezikshme-225393" }