OBSH pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës te pacientët me Covid-19

Publikuar tek: bota, më 23:17 25-05-2020 OBSH pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës te pacientët me Covid-19 Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

"Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit "Solidaritet", ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar", tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit - një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokuinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089590549468994
array(1) { ["section"]=> string(84) "obsh-pezullon-provat-klinike-te-hidroksi-klorokuines-te-pacientet-me-covid-19-207805" }