OBSH: Virusi mund të mos zhduket kurrë

Publikuar tek: bota, më 08:49 14-05-2020 OBSH: Virusi mund të mos zhduket kurrë Ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është shprehur se  koronavirusi "mund të mos zhduket kurrë".

 

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan u shpreh se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të duhen përpjekje të shumta për të vendosur nën kontroll virusin.

“Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë. HIV nuk është larguar, ne jemi mësuar me të”,tha Ryan.

Rreth 300,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga koronavirus, ndërsa 4.3 milion persona janë të infektuar.

Sipas BBC, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se pandemia ka shkaktuar dhe probleme në shëndetin mendor, sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdes të shëndetit mendor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i Bankës Qendrore në SHBA zotohet për masa të fuqishme ekonomike
»
Article Logic
Execution time: 0.02466607093811
array(1) { ["section"]=> string(44) "obsh-virusi-mund-te-mos-zhduket-kurre-206308" }