‘Zonja e Parë’ e Shqipërisë, Odeta Nishani si rrallëherë ka rrëfyer për momentin e papritur të zgjedhjes si President, Bujar Nishani dhe ndryshimin e papritur në jetën e tyre.
Odeta Nishani rrëfen se të jeshë ‘Zonjë e Parë në nuk është aspak e lehtë pasi nuk kë as zyrë, as ndihmës, për imazhin, stilin dhe me çdo gjë duhet të merresh vetë.
“Zgjedhja ishte një moment i papritur në jetën tonë dhe unë nuk dija si të veproja. Krahas gjërave të bukura ka dhe shumë probleme. Të jesh ‘Zonjë e Parë’ në Shqipëri është e vështirë, duke patur parasysh çfarë përfaqëson.
Nuk ke një ndihmë, nuk ke një zyrë, nuk ke një ndihmëse, nuk bëhet fjalë pastaj për imazhin, që të kesh një stilist apo parukier, çdo gjë duhet ta kërkosh dhe ta gjesh vetë, duhet të përshtatesh me protokollin e vendeve të tjera. Në çdo vizitë marrim programin dhe kodin e veshjes dhe duhet të nxitosh që t’i përshtatesh.
Unë kam mbaruar fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit dhe nuk kam qenë një person i ekspozuar në kamera, nuk më pëlqente të ekspozohesha apo të isha një person mediatik. Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Të qenit në këtë pozicion më vuri përballë mediave, e pamësuar, dhe për hir të bashkëshortit kam ndjerë dhe goditjet politike. Politika në Shqipëri është ‘një luftë burrash e ashpër’, por nuk mendoja se do të merreshin edhe me mua” rrëfen ‘Zonja e Parë’.