Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili dalin ‘të zhgënjyer’ nga tryeza për Zgjedhoren: PS nuk heq dorë nga 30 qershori! Duan t’i mbushin e ti numërojnë vetë kutitë

Publikuar tek: politike, më 21:12 30-05-2020 Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili dalin ‘të zhgënjyer’ nga tryeza për Zgjedhoren: PS nuk heq dorë nga 30 qershori! Duan t’i mbushin e ti numërojnë vetë kutitë Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI kanë dalë “të zhgënjyer” nga tryeza për Reformën Zgjedhore, e cila ka përfunduar pak më parë, pas 4 orësh diskutime.

Bylykbashi ka thënë për mediat se PS nuk heq dorë nga 30 qershori dhe do që vetë t’i mbushë kutitë e votimit, vetë t’i numërojë dhe vetë të shpallë rezultatet. Sipas Bylykbashit, PS ka refuzuar të gjitha propozimet e opozitës.

“PS sot pavarësisht insistimeve, pavarësisht se e ka të qartë se kjo është çështje themelore, nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë i mbush kutitë, vetë i numëron dhe vet i shpall rezultatet. Strategjia e saj është vjedhja e votave në tavolinë. Kjo është një vijë e kuqe që PD nuk elejon.

Pa u përmbushur kërkesa për identifikimin biometrik të zgjedhsve të gjitha kërkesat e tjera janë jo thelbësore. PS qartazi do të krijojë një alibi, ti drejtohet parlamentit dhe ti vendosë rregullat vetëm. Pra deri më sot çdo kërkesë e opozitës është refuzuar nga PS”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka thënë se PS jo vetëm që nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës, por do të ulë standartet e zgjedhjeve nën ato standarde që kanë qenë më parë.

“Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër poshtë standaretve që tashmë ekzistojnë. Se i bie të cënojmë dhe ato standarte që ekzistojnë. Ka qenë PS që i ka kërkuar këto standarte kur ishte në opozitë. Kurse sot do të minojë Reformën Zgjedhore dhe të rrëmbejë votat.

Tre çështje të mëdha në 15 kushte e BE, janë reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit zgjedhor. PS ka vetëm një rrugë, të mos pengojë atë që është propozimi i opozitës. Ky propozim nuk i jep asnjë privilegj opozitës por i heq mundësinë PS të varrrosë votën e lirë në Shqipëri”, tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010600805282593
array(1) { ["section"]=> string(159) "oerd-bylykbashi-e-petrit-vasili-dalin-te-zhgenjyer-nga-tryeza-per-zgjedhoren-ps-nuk-heq-dore-nga-30-qershori-duan-t-i-mbushin-e-ti-numerojne-vete-kutite-208453" }