Oerd Bylykbashi i bindur për Zgjedhoren: Këshilli Politik e bëri punën e tij, Reforma u dërgua në Kuvend dhe do votohet

Publikuar tek: politike, më 22:01 01-07-2020 Oerd Bylykbashi i bindur për Zgjedhoren: Këshilli Politik e bëri punën e tij, Reforma u dërgua në Kuvend dhe do votohet Ish-deputeti Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi thotë se Këshilli Politik e ka bërë punën e tij për hatimin e një drafti përfundimtar për Reformën Zgjedhore, draft që sipas tij ka kaluar në Kuvend dhe do të votohet.

“Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus.  Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij”, tha Bylykbashi në emisionin Real Story.

Më tej, demokrati tha se në draftin e Reformës janë bërë dhe disa ndryshime të tjera që rregullojnë shit-blerjen e votës dhe përfshirjen e SPAK në dënimin e tyre.

“Janë edhe disa ndryshime të tjera, që janë të SPAK, sepse kanë të bëjnë me shitje-blerje të votës. Ka ndryshime edhe për dëshmitarët e drejtësisë. Ne duam depolitizim të administratës. Ne duam të adresojmë kështu problemin e shitjes dhe blerjes së votave. Në mes të korrikut, kodi duhet të jetë i miratuar. Urojëm mos të ketë dështim të marrëveshjes, ne nuk do ta lejonim. Duhet siguruar edhe vota e emigrantëve”, përmbylli ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099949836730957
array(1) { ["section"]=> string(124) "oerd-bylykbashi-i-bindur-per-zgjedhoren-keshilli-politik-e-beri-punen-e-tij-reforma-u-dergua-ne-kuvend-dhe-do-votohet-212491" }