Një 46-vjeçar në Lushnje është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ferdinand Çela u arrestua pasi ishte sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije se Ferdinand Çela, banues në fshatin Ngurëz e Vogël,u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij shtetasen N.Ç, 49 vjeçe, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka lëshuar urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" dhe "Dhunë në familje".