Ofensiva e ushtrisë turke ndaj kurdëve, Trump: Nuk do të lejojmë ringjalljen e ISIS-it, do t’i vendosim sanksione ekonomike Turqisë

Publikuar tek: bota, më 23:03 14-10-2019 Ofensiva e ushtrisë turke ndaj kurdëve, Trump: Nuk do të lejojmë ringjalljen e ISIS-it, do t’i vendosim sanksione ekonomike Turqisë Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se rreth 1 mijë trupa amerikane nuk do të dislokohen nga Siria, por do të qëndrojnë për të parandaluar ringjalljen e kërcënimit të Shtetit Islamik.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Trump ka njoftuar autorizimin e tij për sanksione ekonomike ndaj Turqisë si dhe bëri me dije se trupat amerikane nuk do të tërhiqen plotesisht nga Siria.

Trump konfirmoi se një numër i trupave amerikane në një bazë në jug të Sirisë do të mbetet atje.

Presidenti Donald Trump tha se do të lëshojë sanksione të reja kundër Turqisë, duke ndaluar negociatat tregtare dhe rritjen e tarifave të çelikut në një përpjekje për të bërë presion ndaj Ankarasë për të ndaluar sulmin e saj në Siri ndaj forcave kurde.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022227048873901
array(1) { ["section"]=> string(135) "ofensiva-e-ushtrise-turke-ndaj-kurdeve-trump-nuk-do-te-lejojme-ringjalljen-e-isis-it-do-t-i-vendosim-sanksione-ekonomike-turqise-182071" }