Ofensiva turke ndaj kurdëve në Siri, Macron i ashpër: NATO dështoi!

Publikuar tek: bota, më 11:41 22-10-2019 Ofensiva turke ndaj kurdëve në Siri, Macron i ashpër: NATO dështoi!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ofensiva e Turqisë në Sirinë Veriore ishte një “çmenduri”, dhe ka kritikuar NATO-n, që ka dështuar ta ndalojë këtë konflikit.

Vetëm pak orë pasi Turqia ra dakort për një armëpushim të përkohshëm për t’i lejuar trupat e udhëhequr nga kurdët të tërhiqen nga Siria, Macron është shprehur se dështimi i NATO-s për të vepruar ishte 'një gabim serioz'.

Me herët, Presidenti i Keshillit Europian Donald Tusk, e përshkruajti levizjen e Turqisë duke u shprehur se: “ky nuk është një armëpushim por një kërkesë e kapitullit të kurdëve”. 

Kështu u shprehën të dy zyrtarët e lartë gjatë sammitit europian në Bruksel.

Turqia do ta ndalojë ofensivën e saj  mbi Sirinë, të mbikqyrur nga SHBA, për 120 orë, në mënyrë që t’i lejojë trupat kurdë të tërhiqen.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, u shpreh se ai kishte marrë gjithashtu konfirmimin se YPG Kurde do të tërhiqej në mënyrë të rregullt, teksa Turqia do të bintë dakort për një armëushim të përhershëm pasi kjo gjë të ndodhte.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, e vlerësoj këtë lëvizje duke thënë se do të shpëtonte “miliona jetë”.

Kujtojmë se më herët SHBA vendosi sankione mbi Turqinë kundrejt sulmeve të papritura, por kjo gjë nuk u mor në konsidërat nga Erdogan. Por mbrëmjen e së enjtes, Mike Pence, tha se Amerika nuk do të vedosë më sanksione të mëtejshme me zbatimin e një armëpushimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025621891021729
array(1) { ["section"]=> string(71) "ofensiva-turke-ndaj-kurdeve-ne-siri-macron-i-ashper-nato-deshtoi-183043" }