Ofensiva turke në Siri alarmon MACRONIN, paralajmëron TRUMPIN: Mund të ringjallet ISIS-i

Publikuar tek: bota, më 12:56 12-10-2019 Ofensiva turke në Siri alarmon MACRONIN, paralajmëron TRUMPIN: Mund të ringjallet ISIS-i Presidenti Trump gjatë vizitës zyrtare në Francë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dalë haptazi kundër ofensivës së ushtrisë turke ndaj milicisë kurde në verilindje të Sirisë.

Kreu i shtetit francez komunikoi në telefon me homologun amerikan Donald Trump. Sipas zyrës së shtypit të presidencës franceze, Macron ka vënë alarmin se një agresion i tillë ushtarak mund të provokojë riaktivizimin e ISIS-it në Siri, i cili u thye falë bashkëpunimit të suksesshëm të kurdëve.

‘’Mbi të gjitha, duhet të shmangim çdo ringjallje të IS-it në rajon dhe të vazhdohet mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që të rimerret territori sirian dhe irakian, që ishte nën kontrollin e IS-it’’, i bëri me dije Macron presidentit Trump.

Ushtria amerikane u tërhoq nga pozicionet e saj në verilindje të Sirisë duke i hapur rrugën ofensivës ushtarake turke ndaj milicisë kurde Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG). Megjithëse Turqia pretendon se do të shkatërrojë lidhjet e YPG me PKK-në në Turqi, një pjesë e madhe e opinionit botëror e konsideron si ‘’agresion dhe pushtim’’ ndërhyrjen e Turqisë në Siri.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010236024856567
array(1) { ["section"]=> string(93) "ofensiva-turke-ne-siri-alarmon-macronin-paralajmeron-trumpin-mund-te-ringjallet-isis-i-181757" }