Ofensiva turke në Siri, zbardhet telefonata e Erdogan me Putin

Publikuar tek: bota, më 07:21 10-10-2019 Ofensiva turke në Siri, zbardhet telefonata e Erdogan me Putin

“Ofensiva turke kundër milicisë kurde siriane do të ndihmojë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri”, kështu i tha presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike.

“Kjo ofensivë do të lehtësojë rrugën drejt një zgjidhjeje politike”, – vazhdoi ai, raportojnë mediat.

Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi dje një ofensivë te re në Siri, të quajtur "Burimi i Paqes", kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë, që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, – u shpreh Erdogan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028632164001465
array(1) { ["section"]=> string(68) "ofensiva-turke-ne-siri-zbardhet-telefonata-e-erdogan-me-putin-181452" }