Ofensiva turke, SHBA merr vendimin e papritur, dërgon trupa ushtarakë në Siri

Publikuar tek: bota, më 11:06 25-10-2019 Ofensiva turke, SHBA merr vendimin e papritur, dërgon trupa ushtarakë në Siri

Këtë të enjte, një zyrtar i mbrojtjes tha për NBC se forcat ushtarake amerikane janë urdhëruar të përgatiten për të ruajtur sigurinë e fushave të naftës në Sirinë Veriore, për të parandaluar rënien e tyre në duart e ISIS.

Numri i mundshëm i trupave që do të përfshihen në zonën e Deir ez_Zor, nuk është përcaktuar ende, por “nuk po flasim për mijëra”, u shpreh zyrtari duke rajtur anonimitetin.

Nëse ky operacion do të miratohet, atëherë, do të zhvillohet kryesisht pranë militantëve të forcave demokratike siriane, tha ai.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha veçmas për ‘NBC News’ se, Presidenti Donald Trump, u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, dhe gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, për rëndësinë e sigurimit të fushave të naftës në mënyrë që ato të mos zihen dhe përdoren për të financuar aktivitetet terroriste të ISIS-it.

Zyrtari tha se, Gjeneralit të Flotës Detare Kenneth McKenzie, dhe njëkohësisht kreut te Komandës Qendrore të ShBA-së, iu dha një numër opsionesh, mes tyre edhe dërgimi i tankeve në rajon, vendosja e forcave nga një brigadë e blinduar dhe përdorimi i aseteve ajrore për të mbështetur forcat tokësore.

Trump, sinjalizoi për një veprim të mundshëm në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, kur ai tha "ne do t’i mbrojmë" fushat siriane të naftës.

 “Ne e kemi siguruar naftën, dhe për këtë arsye, një numër i vogël i trupave amerikan do të qëndrojë në zonat ku ata mbajnë naftën,” tha ai.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara, njoftuan në fillim të këtij muaji se do të tërhiqnin forcat e tyre nga Siria veriore. Kjo gjë u pa si një goditje e madhe për Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, ose ndryshe SDF.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë alete të NATO-s, ndërsa, kurdët kanë qënë aleatët kryesor i Amerikës në luftën kundër ISIS, por Turqia i cilëson ata si armiq dhe terroristë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013610124588013
array(1) { ["section"]=> string(82) "ofensiva-turke-shba-merr-vendimin-e-papritur-dergon-trupa-ushtarake-ne-siri-183437" }