Ofensiva ushtarake ndaj kurdëve në Siri, Gjermania ndalon eksportin e armëve në Turqi

Publikuar tek: bota, më 21:01 12-10-2019 Ofensiva ushtarake ndaj kurdëve në Siri, Gjermania ndalon eksportin e armëve në Turqi Ushtria turke ne Siri

Gjermania ka marrë ditën e sotme masën e ndalimit të eksporteve të armëve në Turqi, pas ofensivës së kësaj të fundit në verilindje të Sirisë ndaj kurdëve.

Ministria e Jashtme gjermane tha se vendimi është marrë pasi Ankaraja ka nisur një ofensivë ushtarake kundër Njësive kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë.

Turqia e nisi operacionin ushtarak në Siri vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga zona kufitare.

Veprimet e Turqisë janë ndeshur me kritika të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian i cili ka kërcënuar me sanksione Ankaranë.

Ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annagret Kramp-Karrenbauer, i bëri thirrje dje të gjithë aleatëve të NATO-s përfshirë edhe Turqinë që të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

Sipas gazetës gjermane BILD, Gjermania gjatë vitit 2018 kishte eksportuar armë në Turqi në vlerë prej 243 milionë eurosh. Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2019, Turqia kishte pranuar armë nga Gjermania me vlerë prej 184 milionë eurosh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013376951217651
array(1) { ["section"]=> string(91) "ofensiva-ushtarake-ndaj-kurdeve-ne-siri-gjermania-ndalon-eksportin-e-armeve-ne-turqi-181815" }