OFL 'hedh rrjetën' në Fier, i dërgon formularin e vetëdeklarimit 4 TRAFIKANTËVE të DROGËS (EMRA-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 11-08-2020 OFL 'hedh rrjetën' në Fier, i dërgon formularin e vetëdeklarimit 4 TRAFIKANTËVE të DROGËS (EMRA-DETAJE) Ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 të dënuarve nga Fieri.

Bëhet me dije se i është dërguar formulari i vetëdeklarimit:

Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012210845947266
array(1) { ["section"]=> string(105) "ofl-hedh-rrjeten-ne-fier-i-dergon-formularin-e-vetedeklarimit-4-trafikanteve-te-droges-emra-detaje-216797" }