OFL i çoi formularin, flet Saimir Taullau: Makinën e bleva 3 milion lekë te kthesa e Çermës, deklarova stanin dhe hangarin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:38 13-02-2020 OFL i çoi formularin, flet Saimir Taullau: Makinën e bleva 3 milion lekë te kthesa e Çermës, deklarova stanin dhe hangarin Saimir Taullau

Flet për media Saimir Taullau, biznesmeni i njohur nga Lushjna, i cili tashmë është subjekt i hetimit pasuror të OFL-së.

Taullau mohon të ketë kryer shkelje të ligjit, dhe akuzon policinë e shtetit se i krijon shqetësime të kota atij, dhe familjes së tij. Taullau tha për gazetarin Basir Çollaku se makinën që i kanë sekuestruar disa ditë më parë, e ka blerë për 3 milion lekë të vjetra. Ai tha se pronat i ka me qira nga shteti dhe vëllezërit e tij, të cilët kanë shitur një tokë buzë autostradës për mbi 3 milion euro.

Pjesë nga deklarata e Taullaut:

Kjo makinë është blerë rreth një vit e gjysmë më parë, 3 milion lekë të vjetra, te kthesa e Çermës. Nuk ka lidhje me makinë të blinduar, është “Nisan”. Policia po bën punën e vetë, po ça është kjo po na vjen zorr të dalim. Pastaj kam vajt kam takuar formularin, më erdhën tre përfaqësues të OFL-së. Nga ajo që unë jam dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për trafik narkotikësh, prandaj kanë ardh. Unë i kam të gjitha brenda ligjit, nuk kam asnjë problem. Kam një pronë që ia kam marrë me qira vëllezërve të mi. Ata kanë shitur edhe një tokë 3 milion e gjysmë euro me kontratë me të gjitha. Ia kanë blerë një fondacioni amerikan dhe ia kanë shitur një biznesi tjetër, nëpërmjet bankave kanë kaluar paratë.

Kemi dhe një stan delesh, i kam thënë avokatit nuk kam deklaruar hangarin, se mos na sjellin probleme. Jam i hapur deri në fund, nuk kam probleme me ligjin. Një problem që më vranë vëllain, ai vëlla u vra në vend, unë s’kam patur lidhje me njeri. Tokat i kam marrë me qira, ia paguaj shtetit. Punëtorët të gjithë i kam të siguruar. Nuk e di ça lloj show bën policia me familjen time. Shteti po ha bukë me taksat e mija, se po ia paguaj taksat shtetit kokërr më kokër. I kam deklaruar ça më kanë thënë. Do të mbajmë makinë, se për ça, e di shteti. Ça thonë kam në Greqi, në Itali, po le ti gjejnë. O shteti o gazetaria bëjnë show. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071308612823486
array(1) { ["section"]=> string(126) "ofl-i-coi-formularin-flet-saimir-taullau-makinen-e-bleva-3-milion-leke-te-kthesa-e-cermes-deklarova-stanin-dhe-hangarin-195108" }