OFL-ja 'shënjestron' në Elbasan, 5 të dënuarit për organizat kriminale, drogë e prostitucion kanë 48 orë kohë të përgjigjen (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 21-09-2020 OFL-ja 'shënjestron' në Elbasan, 5 të dënuarit për organizat kriminale, drogë e prostitucion kanë 48 orë kohë të përgjigjen (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit u çon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 5 të dënuarëve, banues në Elbasan, të dënuar për trafikim narkotikësh, prostitucion e organizatë kriminale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve“;

-Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

-Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01255202293396
array(1) { ["section"]=> string(132) "ofl-ja-shenjestron-ne-elbasan-5-te-denuarit-per-organizat-kriminale-droge-e-prostitucion-kane-48-ore-kohe-te-pergjigjen-emrat-221116" }