OFL-ja u çon formularët 5 të dënuarve për drogë, vrasje, organizatë kriminale e grup të strukturuar: Keni 48 orë kohë t’i plotësoni (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 22-10-2020 OFL-ja u çon formularët 5 të dënuarve për drogë, vrasje, organizatë kriminale e grup të strukturuar: Keni 48 orë kohë t’i plotësoni (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) u çon formularët e vetëdeklarimit 5 të dënuarve për vepra të ndryshme penale, dhe u lë afat 48 orë për t’u përgjigjur. Ata janë të dënuar për vrasje, trafik narkotikësh, organizatë kriminale dhe grup i strukturuar.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Gazmend Hasi, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

- Enver Jakimi, banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

- Indrit Taulla, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;

- Mario Zeqiri, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- Hajri Seferi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Riatdhesimi i fëmijëve dhe grave, një delegacion shqiptar vizitë zyrtare në Sirinë Veri-Lindore
Atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë, 4 të arrestuarit nuk pranojnë lidhjen me ngjarjen »
Article Logic
Execution time: 0.008472204208374
array(1) { ["section"]=> string(141) "ofl-ja-u-con-formularet-5-te-denuarve-per-droge-vrasje-organizate-kriminale-e-grup-te-strukturuar-keni-48-ore-kohe-t-i-plotesoni-emrat-224726" }