OFL-ja u çon formularët dy durrsakëve dhe korçarit, të dënuar për trafikim të miturish, drogë dhe vjedhje me armë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 23-09-2020 OFL-ja u çon formularët dy durrsakëve dhe korçarit, të dënuar për trafikim të miturish, drogë dhe vjedhje me armë (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit Fatos Xhambazit, Besnik Imerajt dhe Lutfi Shabanit, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim;

- Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

- Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015066862106323
array(1) { ["section"]=> string(124) "ofl-ja-u-con-formularet-dy-durrsakeve-dhe-korcarit-te-denuar-per-trafikim-te-miturish-droge-dhe-vjedhje-me-arme-emrat-221348" }