OFL ndalet në Krujë dhe Divjakë, në ‘grep’ 5 të dënuar, mes tyre 2 gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist (EMRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 24-09-2020 OFL ndalet në Krujë dhe Divjakë, në ‘grep’ 5 të dënuar, mes tyre 2 gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist (EMRA) Ilustruese

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve në Krujë dhe Divjakë.

Mes 5 të dënuarve janë edhe 2 gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist. Në ‘grepin’ e OFL janë Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku, Aldo Kobuzi.

Bledar Çoraj., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Donik Çoku., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Arta Çoku., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Baki Çoku,, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. Ç., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

D. Ç., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale "Pjesëmarrje në grup terrorist", parashikuar nga Kodi Penal italian;

A. Ç., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale "Pjesëmarrje në grup terrorist", parashikuar nga Kodi Penal italian;

B. Ç., banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale "Pjesëmarrje në grup terrorist", parashikuar nga Kodi Penal italian;

A. K., banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale "Pjesëmarrje në grup terrorist", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013556003570557
array(1) { ["section"]=> string(124) "ofl-ndalet-ne-kruje-dhe-divjake-ne-grep-5-te-denuar-mes-tyre-2-gra-te-akuzuara-per-pjesemarrje-ne-grup-terrorist-emra-221491" }