OFL 'peshkon' në Berat dhe Kuçovë, formular vetëdeklarimi për 2 TUTORËT E PROSTITUTAVE dhe TRAFIKANTIN E DROGËS (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:40 07-07-2020 OFL 'peshkon' në Berat dhe Kuçovë, formular vetëdeklarimi për 2 TUTORËT E PROSTITUTAVE dhe TRAFIKANTIN E DROGËS (EMRAT-DETAJE) Ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuiar ditën e sotme në Berat dhe Kuçovë, ku i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 3 personave të dënuar më parë.

Bëhet me dije se i është dërguar formulari i vetëdeklarimit të pasurisë:

Lani Dulevic, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

A. D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043098926544189
array(1) { ["section"]=> string(115) "ofl-peshkon-ne-berat-dhe-kucove-formular-vetedeklarimi-per-2-tutoret-e-prostitutave-dhe-trafikantin-e-droges-213097" }