OFL zbarkon në Berat, u 'troket' 4 të dënuarve, njëri dogji të gjallë të riun në mes të qytetit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 21-07-2020 OFL zbarkon në Berat, u 'troket' 4 të dënuarve, njëri dogji të gjallë të riun në mes të qytetit (EMRAT) Benjamin Hajro, i denuar per vrasje

OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve nga Berati, për vrasje, prostitucion dhe kultivim lëndësh narkotike.

Në sitën e OFL janë: Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Benjamin Hajro është ekstraduar në Shqipëri, pasi është dënuar me 25 vite burg, për një ngjarje makabre që ka ndodhur në 2 qershor të 1997-së. Dy të rinj u rrëmbyen, u torturuan dhe më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga banda me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Benjamin Hajro. Hajro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg.

Alsid Vrapi., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i OFL: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Alsid Vrapi., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011465072631836
array(1) { ["section"]=> string(104) "ofl-zbarkon-ne-berat-u-troket-4-te-denuarve-njeri-dogji-te-gjalle-te-riun-ne-mes-te-qytetit-emrat-214471" }