OFL zbarkon në Gjirokastër, u kërkon deklarimin e pasurisë KATËR të dënuarve për trafikim droge (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:17 27-10-2020 OFL zbarkon në Gjirokastër, u kërkon deklarimin e pasurisë KATËR të dënuarve për trafikim droge (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Gjirokastër për t'u kërkuar vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike.

 Formulari u është dërguar të dënuarve Niko Qëndrin, Çimi (Ndriçim) Ibrahimin, Avdul Avdulin dhe Ermal Ndreun.

Këta persona janë të dënuar nga gjykata për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U skualifikuan nga gara për hetues të BKH-së, 7 kandidatë padi ndaj anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit, mes tyre Aida Hajnaj dhe kreu i SPAK
Hapja e negociateve, Komiteti i Çështjeve Evropiane bisedime online me deputetët shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.011263132095337
array(1) { ["section"]=> string(107) "ofl-zbarkon-ne-gjirokaster-u-kerkon-deklarimin-e-pasurise-kater-te-denuarve-per-trafikim-droge-emrat-225335" }