OFL zbarkon në KORÇË, kërkon deklarimin e pasurisë nga TRE persona me precedentë të RËNDË kriminalë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 23-10-2020 OFL zbarkon në KORÇË, kërkon deklarimin e pasurisë nga TRE persona me precedentë të RËNDË kriminalë (EMRAT) Operacioni Forca e Ligjit

Operacioni Forca e Ligjit kërkon deklarimin e pasurisë nga tre korçarë të dënuar për vepra të rënda penale.

Bëhet fjalë për shtetasit Juxhin Kulla, Vasfi Bedulla, Teodor Grazhdani, të dënuar përkatësisth për trafikim narkotikësh, vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe vjedhje me armë.

Njftimi i plotë i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet në kërkim ish-kreu i Këshillit të PD në Kukës, akuzohet për 3 vepra penale (EMRI-FOTO)
Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon si dëshmitar Fatos Klosin dhe Majlinda Popoviç »
Article Logic
Execution time: 0.013229846954346
array(1) { ["section"]=> string(111) "ofl-zbarkon-ne-korce-kerkon-deklarimin-e-pasurise-nga-tre-persona-me-precedente-te-rende-kriminale-emrat-224838" }