OFL zbret në Elbasan, kush janë dy ‘kokat’ e krimit të dënuar në Angli që kanë urdhër të deklarojnë pasurinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 14-02-2020 OFL zbret në Elbasan, kush janë dy ‘kokat’ e krimit të dënuar në Angli që kanë urdhër të deklarojnë pasurinë Montazh

OFl, zbulon shënjestrat e rradhës që do të jenë në ‘sitën’ e verifikimit të pasurisë.

2 janë subjektet që kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë nëse e kanë vënë apo jo në mënyrë të paligjshme dhe bëhet fjalë për Klaus Matishin si dhe një tjetër të dënuar, Emiljano Shega, të dy banues në Elbasan.

Të dy këto persona kanë pasur probleme me drejtësinë. Kamer Mehja dhe Emiljano SHega janë të dënuar për trafikim lëndësh narkotike në Angli.

Emiljano Shega ishte pjesë e një grupi kriminal që po transportonte dhjetë milionë paund. Sakq edhe Çopja është dënuar me 17 vite burg për trafikim lëndësh narkotike.

Këta 2 persona të cilësuar si trafikantë duhet t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL për deklarimin e pasurisë.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

- K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

- E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070939064025879
array(1) { ["section"]=> string(112) "ofl-zbret-ne-elbasan-kush-jane-dy-kokat-e-krimit-te-denuar-ne-angli-qe-kane-urdher-te-deklarojne-pasurine-195169" }