Ofroi dorëheqjen për PD-në, GJIKNURI ‘injoron’ dosjen 184: Përgjimet u keqpërdorën nga prokuroria, ata ‘çunat problematikë’ nuk kanë bërë akte dhune (DEKLARATA PËR PËRGJIMET E ZGJEDHJEVE NË DIBËR)

Publikuar tek: politike, më 14:29 19-09-2019 Ofroi dorëheqjen për PD-në, GJIKNURI ‘injoron’ dosjen 184: Përgjimet u keqpërdorën nga prokuroria, ata ‘çunat problematikë’ nuk kanë bërë akte dhune (DEKLARATA PËR PËRGJIMET E ZGJEDHJEVE NË DIBËR) Damian Gjiknuri

Kryetari i Komisionit Hetimor për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri foli sërish për çështjen e përgjimeve të dosjes 184 për zgjedhjet lokale në Dibër. Në ‘’News 24’’, ish-ministri socialist akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda se ka keqpërdorur prej 3 vitesh përgjimet e tij me disa anëtarë të PS-së në Dibër.

Pas ofertës për të dhënë dorëheqjen nëse PD-ja hyn në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri u shfajësua se biseda e tij me anëtarë dhe zyrtarë të degës së PS-së në Dibër nuk përbën asgjë kompromentuese, pasi është bisedë formale dhe intime.

Në vazhdim të qëndrimit të tij, Gjiknuri shtoi se ndëshkimet për shitblerje vote duhet të ishin bërë me kohë, nëse do të kishte fakte. 

Për kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi që Gjiknuri të përballet me drejtësinë, udhëheqësi i Komisionit të Reformës Zgjedhore theksoi se nuk mund të dënohet çdo person me deklarata politike.

‘’U bënë përgjime nga një prokurori e paligjshme. Aty s’ka asnjë gjë të paligjshme. Po të interpretosh metaforat mund të nxjerrësh fantazi. Për më tepër, unë nuk kam asnjë dënim. Me këtë standart i bie të mos ulem me Lulzim Bashën se ka akuza apo me ndonjë anëtar të PD-së. Kur kanë pasur pushtet të gjithë kanë akuzuar, kanë bërë beteja kushdo që ka qenë në pushtet. Nuk është tagër i PD-së që të caktojë kush të shkojë në burg. Jam aty për të mbrojtur interesat e partisë sime dhe të çojë përpara Reformën Zgjedhore, jo për tekat e njëri-tjetrit. Nëse jam i mirë apo i keq më gjykon elektorati, pastaj partia. Nuk dënohesh me copa letrash apo biseda telefonash. Më thoni një figurë të PS-së që nuk është sulmuar politikisht. Përgjimet u keqpërdorën 3 vite nga prokuroria. Po të donin, i kapnin që në ditën e votimeve. Ato biseda janë bërë pas zgjedhjeve. Bëmë një garë kundër Lulzim Bashës. Nuk e di që Ymer Lala të ketë dënime, apo të jetë pjesë e krimit të organizuar. Çunat problematikë nuk kanë kryer akte dhune, por janë me fakte të PD-së që kanë ushtruar dhunë. Por, ne kemi anëtarë që thonë nuk e lëmë territorin në duart e rrugaçëve të PD-së. Ato përgjime janë keqpërdorur. Nuk merren me një CD dhe dërgohen te PD-ja. Po të kishte përgjime, t’i dërgonin në rrugë operative. Lanë të tejkalohej çdo afat hetimi, mbajtën të fshehtë, morën atë që u interesonin. Po flisja me njerëz të zakonshëm, jo me profesorë. Në jetën intime nuk mund të dënohesh për çfarë fjalori përdor. Ne na kanë votuar qytetarët. E dini që me çfarë rezultatesh fituam në 2017?!. Nga 4100 vota diferencë shkoi në 7 mijë vota. Ata prisnin një humbje të Partisë Socialiste, që LSI të thoshte pa ne nuk funksionin e majta. Dhe prisnin që të binte qeveria Rama. Shitblerje ka dhe në Itali, edhe në SHBA’’, u shpreh Gjiknuri për dosjen 184.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020092010498047
array(1) { ["section"]=> string(194) "ofroi-doreheqjen-per-pd-ne-gjiknuri-injoron-dosjen-184-pergjimet-u-keqperdoren-nga-prokuroria-ata-cunat-problematike-nuk-kane-bere-akte-dhune-deklarata-per-pergjimet-e-zgjedhjeve-ne-diber-179020" }