Oganizatë kriminale dhe vrasje me paramendim, OFL-ja i çon formularët dy të dënuarve në Peshkopi dhe Korçë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 30-10-2020 Oganizatë kriminale dhe vrasje me paramendim, OFL-ja i çon formularët dy të dënuarve në Peshkopi dhe Korçë (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit (OFL)  i ka çuar formularët për vetëdeklarimin e pasurisë dy të dënuarve, për “Ogranizatë kriminale” dhe “Vrasje me paramendim”. Qamil Açka (Miftiu) dhe Zefir Alushallari janë dy të dënuarit që kanë 48 orë kohë të përgjigjen.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

-Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ironia e Dash Shehit: Nëse humbim zgjedhjet do vrasim veten
Theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për të përndjekur një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në Krujë »
Article Logic
Execution time: 0.010593891143799
array(1) { ["section"]=> string(118) "oganizate-kriminale-dhe-vrasje-me-paramendim-ofl-ja-i-con-formularet-dy-te-denuarve-ne-peshkopi-dhe-korce-emrat-225781" }