Janë ajo pjesë e kombit më e veçantë dhe më interesante për faktin se për gati 700 vite vazhdojnë të ruajnë vlerat kulturore dhe tradicionale shqiptare në Itali.
Arbëreshët në Itali festojnë shpesh herë së bashku në zonat e Italisë së jugut ku ata jetojnë. Këngë simbol e tyre “Oj e bukura more” nuk ka si të mos i shoqërojë arbëreshët e veshur me kostumet tradicionale, gjatë festimeve të tyre.