OKB: Duhet bashkëpunim botëror kundër koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 14:58 28-03-2020 OKB: Duhet bashkëpunim botëror kundër koronavirusit Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të premten se kombet duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër COVID-19 "përndryshe ne do të mposhtemi nga virusi".

Në një intervistë për PBS, Antonio Guterres tha se ishte i shqetësuar se nëse virusi gjen terren në Afrikë, miliona njerëz do të vdesin.

"Afrika është një kontinent me shumë pak aftësi për t'iu përgjigjur një situate të tillë ndaj dhe jam jashtëzakonisht i shqetësuar", tha ai. OKB-ja njoftoi të premten në mbrëmje se 86 anëtarë të stafit të saj janë infektuar me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë. Të shtunën në SHBA janë regjistruar 104,837 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruara 81.996.

Sipas një deklarate të publikuar të shtunën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamenteve të Mbrojtjes e atij të Sigurisë Kombëtare autoritetin për të aktivizuar komponentë rezervë të forcave të armatosura në mbështetje të masave mbarëkombëtare ndaj koronavirusit.

Sipas deklaratës, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore do të bisedojnë me zyrtarët e çdo shteti, përpara se të pozicionojnë strukturat rezervë të Gardës Kombëtare.

 

/VOA/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infermierja britanike nuk mban dot lotët, fqinjët e befasojnë me gjestin e tyre (VIDEO)
Mediat italiane jehonë mbërritjes së ekipit të mjekëve shqiptarë: Marrëvesha Di Maio - Rama »
Article Logic
Execution time: 0.011077880859375
array(1) { ["section"]=> string(57) "okb-duhet-bashkepunim-boteror-kunder-koronavirusit-200419" }