OKB mbetet pa para, rrezikon të mos u japë pagat punonjësve

Publikuar tek: bota, më 07:09 11-10-2019 OKB mbetet pa para, rrezikon të mos u japë pagat punonjësve

Kombet e Bashkuara gjenden përballë një momenti mjaft të vështirë. Organizata ndërkombëtare rrezikon të mos paguajë dot pagat. “Kemi probleme të mëdha likuiditetit,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i saj, Antonio Guterres.

“Me këtë ritëm”, u shpreh ai, “organizmi ynë nuk do të jetë në gjendje ti japë rrogat punonjësve dhe furnitorëve. Madje sipas Guterres, po të mos kishte punuar që nga janari për uljen e shpenzimeve, zor se do te ishin mbledhur paratë e nevojshme për të mbështetur asamblenë e përgjithshme muajin e kaluar.

Arsyeja përse OKB-ja gjendet sot në këtë situatë është se 30% e shteteve anëtare nuk i paguajnë rregullisht detyrimet e tyre vjetore. “Mungesa e likuiditetit i vendos punën dhe reformat tona në rrezik”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm.

Në fakt, nga 193 shtete, 64 janë në prapambetje me pagesat, dhe ato po rrezikojnë situatën financiare tashmë të pasigurt të organizatës, duke krijuar, në tetor, një deficit prej 600 milion dollarësh, shkruan Bota Sot, transmeton Newsbomb.al.

Kjo rrethanë, sipas disa zërave, mund të vërë në pikëpyetje të gjitha operacionet e OKB-së në botë. Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për gati 28 përqind të buxhetit të paqëruajtjes, por janë zotuar të paguajnë vetëm 25 përqind – siç e dikton ligji amerikan. Washingtoni aktualisht detyrohet rreth 2.4 miliardë dollarë për misionet paqeruajtëse

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011616945266724
array(1) { ["section"]=> string(65) "okb-mbetet-pa-para-rrezikon-te-mos-u-jape-pagat-punonjesve-181595" }