OKB, ministri Veliaj: Shqipëria shembull për reformat e punësimit të grave dhe vajzave

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 16-03-2015 OKB, ministri Veliaj: Shqipëria shembull për reformat e punësimit të grave dhe vajzave

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, ka folur sot në Sesionin e 59-të të Komisionit mbi Statusin e Gruas në OKB, New York, ku u shpreh se, në një vit e gjysmë qeverisje, Shqipëria në këtë fushë ka bërë shumë.

“Sot Shqipëria ka disa lajme të mira: Pas 500 ditësh me qeverisje të re, për herë të parë qeveria ka vendosur që ndihma ekonomike t’u jepet eksluzivisht grave apo që japim 5 mijë pensione sociale për gjyshet tona. Është hera e parë që 2/3 e Fondit të Nxitjes së Punësimit përdoret për të punësuar më shumë gra e vajza, sidomos në zonat rurale apo me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, është hera e parë që kemi një nga qeveritë më progresiste në Ballkan, ku 1/3 e qeverisë dhe rreth ¼ e Parlamentit janë gra dhe vajza”, deklaroi ministri Veliaj.

 “Më vjen mirë që, nga rajoni ynë, Shqipëria u përzgjodh si shembull që gjeneron mjaftueshëm reforma për të patur një impakt real në punësim, në pensione dhe në ndihmën ekonomike të grave dhe vajzave. Por, duhet të pranojmë se gjërat nuk janë të përsosura, dhuna është ende pjesë e shoqërisë tonë dhe ajo nuk thjesht çështje e politikës dhe e ligjeve, por edhe pjesë e një shoqërie më të emancipuar”, shtoi z. Veliaj. Sipas tij, qasja që Shqipëria i ka dhënë luftës ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave nuk është fokusuar vetëm te gratë dhe vajzat e dhunuara, por kryesisht te djemtë dhe burrat, të cilët janë ftuar të bëhen pjesë e zgjidhjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama hap sërish programin “Ëndrra Ime”, kësaj here për moshën mbi 30 vjeç
Gjirokastër/Gjendet një kufomë në ujërat e lumit Drin »
Article Logic
Execution time: 0.011356115341187
array(1) { ["section"]=> string(89) "okb-ministri-veliaj-shqiperia-shembull-per-reformat-e-punesimit-te-grave-dhe-vajzave-6040" }