OKB miraton masa të ashpra ndaj Koresë, Trump: Bota nuk do vdekje

Publikuar tek: bota, më 13:18 23-12-2017 OKB miraton masa të ashpra ndaj Koresë, Trump: Bota nuk do vdekje

Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi një grup sanksionesh të hartuara nga Shtetet e Bashkuara mbi Korenë e Veriut. 

Këto sanksione të hartuara nga SHBA,  do të kufizojnë furnizimet energjitike, do të shkurtojnë  eksportet e benzinës, naftës dhe produkteve të tjera të rafinuara me një total prej 89%.

Presidenti Donald Trump pas miratimit të sanksioneve nga OKB, u shpreh pozitivisht për vendimin dhe tha se bota do paqe dhe jo vdekje.

Sanksionet e miratuara  gjithashtu ndalojnë eksportet e pajisjeve industriale, makinerive, automjeteve të transportit dhe metaleve industriale në Korenë e Veriut.

Sakaq, kërkohet që të ndalohen  anijet nga furnizimi i paligjshëm i naftës në Korenë e Veriut dhe kontrambandimi i qymyrit.

Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB, deklaroi se sanksionet e reja, të vendosura në përgjigje të provës së raketave balistike më 29 nëntor, janë më të rënda se sanksionet e vendosura në shtator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytje të papritura dhe erëra të forta, mbi 100 të vdekur në Filipine (VIDEO)
Zbulohet plani terrorist për Krishtlindje, FBI arreston 25-vjeçarin(FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011003017425537
array(1) { ["section"]=> string(70) "okb-miraton-masa-te-ashpra-ndaj-korese-trump-bota-nuk-do-vdekje-104126" }