OKB: Ndërprerja e ujit dhe e energjisë elektrike rrezikon 2 milion njerëz

Publikuar tek: bota, më 18:28 09-08-2016 OKB: Ndërprerja e ujit dhe e energjisë elektrike rrezikon 2 milion njerëz

Fëmijët në qytetin sirian të Alepos janë në rrezik të madh të sëmuren nëse furnizimet e ujit nuk riparohen menjëherë, thotë agjencia e fëmijëve të OKB-së.

Sipas Kombeve të Bashkuara, një pauzë e menjëhershme në luftime është e nevojshme që rrjetet e ujit dhe të energjisë elektrike të rregullohen.

“Rreth dy milionë njerëz po jetojnë pa furnizimet jetike”, tregon OKB.

Luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve janë bërë më intensive në javët e fundit.

Të paktën 250,000 njerëz besohet se janë të bllokuar në zonat e mbajtura nga rebelët e Aleppo-s lindore qëkur një rrugë kryesore në këtë zonë u mbyll nga forcat qeveritare në fillim të korrikut.

Sipas Unicef i gjithë qyteti ka qenë pa ujë të rrjedhshëm për katër ditë.

"Fëmijët dhe familjet në Aleppo po përballen me një situatë katastrofike", tha Hanaa Singer, përfaqësuese e UNICEF-it në Siri.

"Këto shkurtime po vijnë në mes të një Vale të nxehti, duke vënë fëmijët në një rrezik të madh të sëmundjeve nga uji. Për të gjetur ujë të pastër e të rrjedhshëm përsëri, nuk mund të presim derisa luftimet të ndalojnë. Jetët e fëmijëve janë në rrezik serioz."

Temperaturat kanë arritur deri në 40C në qytet këtë javë dhe pritet të rriten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033859968185425
array(1) { ["section"]=> string(78) "okb-nderprerja-e-ujit-dhe-e-energjise-elektrike-rrezikon-2-milion-njerez-49249" }