OKB në mbështetje të Apple: Kërkesa e FBI mund të hapë “kutinë e Pandorës”

Publikuar tek: bota, më 19:43 04-03-2016 OKB në mbështetje të Apple: Kërkesa e FBI mund të hapë “kutinë e Pandorës”

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar zyrtarët amerikanë të cilët i bëjnë presion gjigandit amerikan të teknologjisë Apple në lidhje me çështjen për thyerjen e kodeve të pajisjeve iPhone.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zejd Raad el Husejin, në një deklaratë tha se: "Zyrtarët amerikanë, janë përballë me rrezikun për hapjen e kutisë së Pandorës dhe kjo situatë mund të vërë në rrezik sigurinë fizike dhe financiare të miliona njerëzve".

FBI i ka kërkuar Apple që të zhbllokojë telefonin e një terroristi, por kompania ka refuar kërkesën e autoriteteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet i riu në tentativë për të përdhunuar një tetë-vjeçare, qytetarët e zhveshën në rrugë
Kim Jong-un jep urdhrin: Bëni gati armët bërthamore »
Article Logic
Execution time: 0.0096659660339355
array(1) { ["section"]=> string(77) "okb-ne-mbeshtetje-te-apple-kerkesa-e-fbi-mund-te-hape-kutine-e-pandores-34249" }