OKB voton sot për mbikëqyrjen e evakuimit nga Alepo

Publikuar tek: bota, më 08:22 19-12-2016 OKB voton sot për mbikëqyrjen e evakuimit nga Alepo

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ra dakord të dielën për një rezolutë rreth dërgimit të vëzhguesve në Alep për të mbikëqyrur evakuimin dhe ndihmën humanitare. Projektrezoluta do të votohet të hënën.

Ambasadori francez François Delattre bëri të ditur se të 15 vendet kishin arritur një mirëkuptim lidhur me një projektrezolutë, për të cilin kolegu i tij rus Vitali Çurkin, më parë ishte shprehur se do të vendoste veton ndaj propozimit francez për ndihmën humanitare.

Projektrezoluta e Francës, për të cilën u mblodh të dielën Këshilli i Sigurimit të OKB-së, propozonte ridislokimin në Alepo të personelit humanitar të OKB-së, tashmë e pranishme në Siri për një mbikëqyrje të duhur dhe asnjëanëse si dhe një vëzhgim të drejtpërdrejtë të evakuimit të banorëve të pjesëve të rrethuara të Alepos, për të kontrolluar zbatimin e armëpushimit dhe për të verifikuar hyrjen e ndihmës humanitare. Paris propozoi gjithashtu dëgimin e personelit shtesë dhe i kërkoi Sirisë të autorizojë hyrjen e këtyre vëzhguesve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070998668670654
array(1) { ["section"]=> string(57) "okb-voton-sot-per-mbikeqyrjen-e-evakuimit-nga-alepo-63076" }