Olli flet nga jashtë mbledhjes: Pazari vazhdon, LSI u bë patericë për Erion Veliajn

Publikuar tek: politike, më 19:41 26-07-2017 Olli flet nga jashtë mbledhjes: Pazari vazhdon, LSI u bë patericë për Erion Veliajn

Teksa në Këshillin Bashkiak pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të ujit, Këshilltari i PD, Leonard Olli i ka bërë thirrje LSI-së të urdhërojë 3 këshilltarët e saj në Bashki të braktisin mbledhjen pasi, sipas tij, po bëhen patericë për kuorumin e nevojshëm që nevojitet për zhvillimin e mbledhjes.

“I bëj apel publik dhe e sfidoj LSI, nëse nuk ka gisht në këtë maskaradë të dalë dhe të kërkojë largimin e tyre 3 këshilltarëve nga salla ose të kërkojë përjashtimin e tyre. Por është e vështirë të besojmë se ata njerëz nuk i janë bindur LSI-së.

LSI të distancohet nga këtko qëndrime që as më shumë dhe as më pak po shërbejnë si patericë për vjedhjet e Erion Veliaj. Dhe ndoshta në të ardhmen edhe për pazaret që mund të ofrohen në parlament”, tha Olli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022986888885498
array(1) { ["section"]=> string(87) "olli-flet-nga-jashte-mbledhjes-pazari-vazhdon-lsi-u-be-paterice-per-erion-veliajn-87441" }