Olsi Bylyku flet për të dashurën: S'kemi ndërmend të ikim nga njëri-tjetri. Martesa...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:34 04-05-2019 Olsi Bylyku flet për të dashurën: S'kemi ndërmend të ikim nga njëri-tjetri. Martesa...

Aktori Olsi Bylyku, i njohur si kimikati, u vu në qendër të vëmendjes pasi u kap mat me një vajzë brune në kinema.

Olsi e pranoi hapur lidhjen, madje tashmë publikon herë pas here edhe foto me vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Aktori tregoi në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se me të dashurën e ka prezentuar këngëtari Lorenc Hasrama.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur ikja në “stand up comedy” nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat.

Dhe një mik, Lorenc Hasrama që unë kam bërë një bashkëpunim që isha te “Kënga Magjike”, u takuam dhe tani jemi shokë dhe shoqe shumë të mirë”, rrëfeu Olsi, ndërkohë që deklaroi se nuk kanë plan për fejesë apo martesë.

“Goca e botës nuk mendon që e kam marrë në qafë. Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrit se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi.

1554275518_64005ca4507661f96.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099060535430908
array(1) { ["section"]=> string(88) "olsi-bylyku-flet-per-te-dashuren-s-kemi-ndermend-te-ikim-nga-njeri-tjetri-martesa-162976" }