Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: E ardhmja do jetë më e mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 06-12-2019 Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: E ardhmja do jetë më e mirë Kryeprokurori Olsian Çela

Olsian Çela ka marrë sot detyrën si kryeprokuror i ri i Shqipërisë për një mandat 7 vjeçar.

Çela ka falenderuar ish-kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe vlerësoi punën e saj duke thënë se ka punuar në një moment të vështirë për vendin.

Çela vuri theksin te reformimi i Prokurorisë së Përgjithshme pas reformës në drejtësi dhe u shpreh optimist duke thënë se “vendin e pret një e ardhme më e mirë”.

Teksa mori fjalën para gazetarve, Çela kaloi me batutë incidentin me mikrofonin që nuk po punonte duke thënë “mesa duket e nisëm me probleme”.

“Sot është më e rëndësishme se kurrë më parë transparenca që si institucion duhet të sigurojmë ndaj mediave dhe publikut. E falënderoj zonjën Marku për punën e bërë në këto dy vite. Në një fazë tranzicioni ajo ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte. Tani hyjmë në një fazë të re, në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë ku prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore. Kjo kërkon konceptim të ri. Ekziston mbështetja dhe kemi kapacitete që t’i japim vendit një të ardhme më të mirë, që të mundësohet që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane, ku rezultatet e punës tonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Ta shohim përditshmërinë e punës si një gjë të zakonshme për të ardhmen e vendit. Prokuroria e Përgjithshme mund të japë kontributin e rëndësishëm për të ndryshuar dhe për t’i dhënë përkrahje ideve të reja. Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”, tha Olsian Çela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023555994033813
array(1) { ["section"]=> string(75) "olsian-cela-merr-detyren-si-kryeprokuror-e-ardhmja-do-jete-me-e-mire-188578" }