Olsian Çela paraqet PLATFORMËN para KLP: Ka rënë cilësia e hetimeve dhe besimi te publiku, Prokuroria në fazë transformimi të thellë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:19 13-11-2019 Olsian Çela paraqet PLATFORMËN para KLP: Ka rënë cilësia e hetimeve dhe besimi te publiku, Prokuroria në fazë transformimi të thellë Olsian Çela

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela ka shpalosur platformën e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Çela tha se Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi pasi sipas tij ka dobësi në etime, rënie të besimit dhe mungesë prokurorësh.

“Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, moskordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit te publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungese reale të pavarësisë së prokurorëve, pamjaftueshmeri profesionale e policie gjyqësore, ridimensionimi i rolit të PP në thelb sjell kuptimin e drejtë të institucioneve.

PP sipas ligjit ka disa detyrime dhe të drejta. Objektiva mbetet në sintezë e kontributit kolektiv. Realizimi i hapave është sfidë për PP, ai duhet të garantojë vazhdimësinë administrative dhe garantimin e pavarësisë së prokurorëve. Prokurori i Përgjithshëm një kontribut për interesin publik, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Përdorimi i kapaciteteve njerëzore me efilmkasitet, zhvillim të policisë gjyqësore, rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, transparenca në media, zhdukja e korrupsionit në Prokurori”, tha Çelaj.

Prokurori tregoi se ka në plan ristrukturimin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e riorganizuar përmes etikës profesionale, hartimin e raportit mbi gjendjen e burimeve njerëzore, ngarkesen në punë, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit.

“Hapi i parë është ristrukturimi i PP, duke e riorganizuar, përmes etikës profesionale, sigurimin e aksesit publik, komunikim permanent me median. Standardizim, i cili do të krijojë komunikim me institucionet e tjera. Rëndësi do të ketë studimi për rritjen e performacës së organit të akuzës. Ristrukturim të zyrave të prokurorive. Propozime konkrete për objektivat në tre vitet e ardhshme, me rezultate edhe tek kriminaliteteti.

Brenda 6 muajsh një databaze elektronike e punës së Prokurorisë. Çdo 4 muaj mbledhje me të gjithë drejtuesit e prokurorive, për diskutimin e problemeve. Po ashtu, një herë në vit edhe mbledhja e asamblesë së përgjithshme të prokurorëve”, deklaroi Çelaj.

“Miratim marrveshjeje me Avokatin e Popullit për respektimin e të drejtave të njeriut. Miratim çdo vit me ILD për shkëmbim informacioni. Marrëshënie me KLP, sigurim të mbarëvajtjes së punës, lëvizjet në detyra, luajnë rol sa më të mirë bashkëpunimi. Bashkëpunim dhe askses në kohë reale të të dhënave të dy institucioneve.

Synoj rritje të buxhetit të Prokurorisë, kontroll rigoroz të buxhetit, ulje të shpenzimeve burokratike. Vlerësoj se plani i veprimit dhe masat që do merren do rrisin nivelin e imazhit në opinionin publik. Kjo gjë krijon premisa për ndryshime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të kohës.

Marrëdhënia drejtues-vartës ka çuar në tensione dhe deformime, jo vetëm të vullnetit të prokurorit, por edhe të deformimit të ligjit. Ligji i ri i jep pavarësi prokurorit, ndërsa unë e shoh si thelbësore garantimin e kësaj privatësie. Prokurorë të caktuar për shkak të garancisë që i jep ligji, nuk e menaxhojnë siç duhet. Për të menaxhuar këto situata dhe praktika të tilla të ndiqen nga prokurorët, të ketë monitorim. Jo në çështje konkrete, por se ndërtohen mekanizma, të cilat janë akseset që i krijohen publikut, edhe nga institucionet”, tha ndër të tjera ai.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02518105506897
array(1) { ["section"]=> string(137) "olsian-cela-paraqet-platformen-para-klp-ka-rene-cilesia-e-hetimeve-dhe-besimi-te-publiku-prokuroria-ne-faze-transformimi-te-thelle-185749" }