‘Olsian Çela të hetojë krimin e madh shtetëror të mafies së ndërtimit në Durrës e Tiranë’, Ngjela i bën 7 pyetje kryeprokurorit të ri (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 09-12-2019 ‘Olsian Çela të hetojë krimin e madh shtetëror të mafies së ndërtimit në Durrës e Tiranë’, Ngjela i bën 7 pyetje kryeprokurorit të ri (E PLOTË) (Nga e djathta ne te majte) Kryeprokurori Olsian Cela dhe avokati Spartak Ngjela

“Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet ta dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet”.

Kështu shkruan avokati i njohur Spartak Ngjela për kryeprokurorin e ri Olsian Çela që sipas tij duhet të zbulojë se çfarë po fshihet në krimin e Durrësit.

Ndër të tjera, Ngjela i bën edhe 7 pyetje esenciale Çelës lidhur me situatën post-tërmetit dhe përgjëgjësit.

Më shumë nga shkrimi i Spartak Ngjelës:

Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit?

Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh.

Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar.

Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët. Po prokurorët, do të shiten apo do të tremben në këtë rast hetimor? Kjo do të varet nga forca që do të tregojë Prokurori i Përgjithshëm.

Në çdo hetim ngrihen pyetjet thelbësore ku duhet të mbështetet zbulimi i së vërtetës.

Në lidhje ne këtë çështje hetimore që ka filluar nga prokuroria, pyetjet që unë i ngre Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të hetimit janë këto:

Sa pallete iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit?

Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?

Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeminister, dhe si?

Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?

Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?

Nga sa apartamente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?

Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; këto janë pyetjet që ngrenë shqiptarët sot. Çfarë mendoni për këto pyetje, a do të marrin një përgjigje që t'i qëndrojë të vërtetës?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; ju mendoni se unë po pyes kot?

Jo, unë nuk pyes kot, dhe i ngre këto pyetje që t'i hetojë edhe gazetaria.

Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t'i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t'i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.

Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007612943649292
array(1) { ["section"]=> string(145) "olsian-cela-te-hetoje-krimin-e-madh-shteteror-te-mafies-se-ndertimit-ne-durres-e-tirane-ngjela-i-ben-7-pyetje-kryeprokurorit-te-ri-e-plote-188860" }