Olta Xhaçka flet për Ushtrinë: Ka nisur mision humanitar në ndihmë të 600 mijë familjeve në nevojë

Publikuar tek: politike, më 20:48 25-03-2020 Olta Xhaçka flet për Ushtrinë: Ka nisur mision humanitar në ndihmë të 600 mijë familjeve në nevojë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një lidhje ‘live’ me Ilva Noë theksoi se mbledhja e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta u zhvillua nën një frymë konstuktive bashkëkpunimi për të përballuar së bashku pasojat e COVID-19 në Shqipëri.

Xhaçka vuri në dukje faktin se kreu i opozitës Lulzim Basha bëri një parashtrim konstruktiv dhe shprehu pikpamjet e tij për përballjen e kësaj pandemie dhe kryeministri e ftoi atë të bëhej pjesë e diksutimeve të përbashkëta për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe për t’i dalë përballë çdo lloj skenari.

Ministrja Xhaçka bëri me dije se ushtria është e angazhuar në misionin e gjerë humanitar për t’i ardhur në ndihmë 600 mijë familjeve dhe individëve, ku përfshihen edhe pensionistët, të cilëve po iu ofrohen shërbimet në banesë.

“Pensionistët janë më të rrezikuarit dhe për të mos i rrezikuar dhe mundësuar izolimin e plotë, strtukturat e shtetit dhe administratorët socialë, grupe të kordinuaara po bëjnë çmos që pensionistëve t’iu shkojnë barnat, pensioni dhe nevojat e tjera në shtëpi”, u shpreh ministrja Olta Xhaçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079469680786133
array(1) { ["section"]=> string(104) "olta-xhacka-flet-per-ushtrine-ka-nisur-mision-humanitar-ne-ndihme-te-600-mije-familjeve-ne-nevoje-200076" }