Olta Xhaçka jep lajmin e mirë për të gjithë ushtrakët: Nga muaji korrik në pagën tuaj shtohen edhe 100 mijë lekë

Publikuar tek: politike, më 10:50 14-07-2020 Olta Xhaçka jep lajmin e mirë për të gjithë ushtrakët: Nga muaji korrik në pagën tuaj shtohen edhe 100 mijë lekë Foto ilustruese

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep një lajm të mirë për të gjithë ushtarakët.

Duke nisur nga muaji korrik, në pagën mujore të ushtarakëve do të shtohen 10 mijë lekë të reja, në formën e kompensimit ushqimor. Xhaçka shkruan se ky vendim i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverisë.

“Investimi në burimet njerëzore të Forcave të Armatosura është prioritet absolut. Duke nisur nga muaji korrik, në pagën mujore të ushtarakëve tanë do të shtohen 10 mijë lekë të reja, në formën e kompensimit ushqimor. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes gjeti mbështetjen e menjëhershme të qeverise dhe i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh. Miratimi i kësaj shtese në pagat mujore të ushtarakëve, nuk ka thjesht impak të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve por është shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme që efektivët tanë kanë bërë gjatë këtyre viteve, duke e kthyer FA në institucionin më të besuar për shqiptarët”, shkruan ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097038745880127
array(1) { ["section"]=> string(118) "olta-xhacka-jep-lajmin-e-mire-per-te-gjithe-ushtraket-nga-muaji-korrik-ne-pagen-tuaj-shtohen-edhe-100-mije-leke-213782" }