Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.
Në fotot e publikuara gjatë takimit, nuk ka shpëtuar pa u vënë re as veshja e dy zonjave të rëndësishme.
Për shkak edhe të temperaturave të ulëta të motit, Xhaçka ka zgjedhur që të veshë një palë gjysmë-çizme për të qëndruar me ngrohtë.
Nga ana tjetër, ambasadorja Yuri Kim kishte veshur një kostum, blu të errët me një shall shumëngjyrësh, ku mbizotëronte e kuqja.
Ajo që u vu re më së shumti, ishin këmbët e Yuri Kim, që pavarësisht se kishte veshur disa geta të zeza, dukeshin disa plagë që mund të jenë shkaktuar nga një sport.