Olta Xhaçka sjell në jetë Hanën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:14 18-02-2015 Olta Xhaçka sjell në jetë Hanën

Çifti i deputetëve, Xhaçka dhe Gaçi janë bërë prindër. Deputetja e PS-së për qarkun e Korçës ka sjellë në jetë Hanën, fryt i martesës së saj me deputetin e PS-së për qarkun e Tiranës, Artan Gaçin.

Vajza erdhi në jetë ditën e Shën Valentinit por Olta ka vendosur ta mbajë larg syve të publikut Hanën e saj ende të vogël. Ajo është shprehur e lumtur për këtë jetë të re që u rrit Brenda saj dhe tha se nuk mund të kishte bekim më të madh në jetë. Oltës, tani do i duhet të kthehet në Parlament, në krye të detyrës dhe në krah të Artan Gaçit.

Ata u martuan tetorin e vitit 2014, pas 4 viteve lidhje. Ndjenja e dashurisë ndaj njëri-tjetrit siç ka pohuar vetë Olta në një intervistë të disa javëve më parë, lindi në çadrën e grevës së urisë, koha kur opozita e atëherëshme bënte organizoi protesta deri në grevë urie kundër opozitës së tanishme.

Në ceremoninë e dasmës, çifti ftoi të gjithë miqtë dhe të afërmit duke e bërë të hapur edhe për median e cila shpërndau foto nga momentet e dasmës së tyre edhe për publikun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036245107650757
array(1) { ["section"]=> string(36) "olta-xhacka-sjell-ne-jete-hanen-3701" }