Olti Curri masakron emisionin e vera grabockës dhe alketa vejsiut: Po 'vrasin' fëmijët! Nuk e di ku leshin...

Publikuar tek: barometri, më 06:36 11-04-2018 Olti Curri masakron emisionin e vera grabockës dhe alketa vejsiut: Po 'vrasin' fëmijët! Nuk e di ku leshin...

Blogeri i njohur shqiptar Olti Curri njihet nga të gjithë për natyrën e tij shumë të drejtpërdrejtë, e kësaj here duket se është acaruar mjaft me pyetjet e zhvilluara nga fëmijët në emisionin e drejtuar nga Alketa Vejsiu ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Me anë të një postimi, Olti ka treguar se nuk është fare dakort me intervistat e fundit të publikuara ku Agnesa Vuthaj dhe Ledina Çelo janë pyetur nga fëmijët se nga i kanë gjetur lekët për bizneset respektive, një pyetje kjo të cilën ai e konsideron si një kureshje të sëmurë.

Blogeri i ka bërë thirrje të gjithë shoqatave të psikologëve të shfaqen e të protestojnë për tematikën e emisionit, të cilën ai e quan si një ‘vrasje’ të fëmijëve.

REAGIMI:

Ne qofte pyetje e mesuar femijeve nga skenaristet, eshte turp profesional. 
Ne qofte pyetje e mesuar nga vete prinderit e femijeve eshte turp personal.
Ne te dyja rastet eshte deshtim njerezor i atyre njerezve qe ne qofshin me komplekse apo te frustruar personalisht ndaj punes, arritjes, shkelqimit apo suksesit profesional apo personal te dikujt nuk duhet ta transmetojne tek femijet. Ata (te pranishem ne keto formate) jane ne nje moshe 4-10 vjeç ku paraja duhet te jete ne kufinjte e subjektives, te njihet si mjet por jo si qellim. 
Femija nuk ka dhe ne nje shoqeri civile nuk ka çfare i duhet burimi i parave, menyra e fituar kur perballe ka artiste kengetare prezantues apo çfaredo lloj profesionisti. Femijet vete kane nje perceptim qe me pak leke blihen pak gjera me shume leke blihen shume gjera, kaq.
Sa me shume i ndyejme mendjen e femijes me keto terma, aq me llum do jete e ardhmja e tyre.
Skenariste, organizatore, prinder...duket qe pyetja mbi leket e Agneses dhe Ledines ishte nje kureshtje e semure, zili apo thashatjemnaje e juja.
Nuk e di ku leshin e Currit jane keto shoqata psikologesh qe jane gati te protestojne apo shfaqen publikisht me shpejt per nje film vizatimor japonez sesa per kete "vrasje" qe po i behet ne ekran femijeve...!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023460865020752
array(1) { ["section"]=> string(109) "olti-curri-masakron-emisionin-e-vera-grabockes-dhe-alketa-vejsiut-po-vrasin-femijet-nuk-e-di-ku-leshin-116443" }