Një aksident automobilistik është shënuar sot në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.
Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.