OPERACION ANTI-DROGË/ Sekuestrohen 24 pako me 368 kile kanabis në Gjirin e Karaburunit (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:13 17-04-2017 OPERACION ANTI-DROGË/ Sekuestrohen 24 pako me 368 kile kanabis në Gjirin e Karaburunit (FOTOT)

 Vlorë-Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike, të mbetur në tentativë duke sekuestruar 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në Gjirin e Karaburunit.

Policia bën me dije se sot, më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur "Shën Jani".

 Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

17976203_10209574681945922_483798948_o.jpg17965795_10209574682185928_2041432550_n.jpg17974377_10209574682545937_18715479_n.jpg17948629_10209574682945947_1506292906_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdhunoi 11 vjeçaren, policia arreston 21 vjeçarin nga Kamza
Dëshmia rrëqethëse e 13-vjeçarit: Shokët më tallin, më thonë ‘je gay’, nuk doja të jetoja »
Article Logic
Execution time: 0.011231184005737
array(1) { ["section"]=> string(97) "operacion-anti-droge-sekuestrohen-24-pako-me-368-kile-kanabis-ne-gjirin-e-karaburunit-fotot-75495" }