Operacion antidrogë i policisë italiane, kapet shqiptari me 27.000 euro në komodinë (Çfarë gjeti tjetër policia)

Publikuar tek: bota, më 20:22 03-07-2020 Operacion antidrogë i policisë italiane, kapet shqiptari me 27.000 euro në komodinë (Çfarë gjeti tjetër policia)

Disa persona mes tyre shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane më 1 korrik të këtij viti, lidhur me ekzekutimin e 29 masave paraprake, në kuadër të operacionit të koduar “Paride”, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Potenzës, kundër një organizate të trafikut të drogës.

Policia ka gjetur në shtëpitë e 5 të arrestuarve shuma të konsiderueshme parash, të cilat nuk justifikoheshin nga poseduesit e tyre. Kësisoj dyshohet se ato janë burim i një aktiviteti kriminal, siç është shitja e narkotikëve.

Në total u sekuestruan 32 mijë euro, 27 prej të cilave u gjetën në shtëpinë e një shqiptari. Ai i kishte futur në komodinë, dhe nuk tha asgjë, pasi nuk mund t'i justifikonte. Përveç parave cash, u sekuestruan dias gram heroinë, hashash, materiale për prerje dhe paketim droge.

Sipas policisë, grupi kishte “një qarkullim të konsiderueshëm të parave” dhe disa prej anëtarëve të tij “kishin dhjetëra klientë të gatshëm të pastronin paratë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009788990020752
array(1) { ["section"]=> string(116) "operacion-antidroge-i-policise-italiane-kapet-shqiptari-me-27-000-euro-ne-komodine-cfare-gjeti-tjeter-policia-212739" }